LUSHNJË

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Lushnjë, në shkollën e Bashkuar të rindërtuar së fundmi në Fier-Seman, i shoqëruar nga deputeti i zonës Erion Braçe.

Teksa ka parë ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës, nuk kanë munguar as batutat me Braçen, ku me sa duket është bërë shkas futbolli.

“Shkolla e rilindur në Fier – Seman pret sot fëmijët në kushte optimale dhe i ofron edhe komunitetit një kompleks sportiv të standarteve europiane?”, shkruan Rama.

Braçe: Kemi marrë gjithë hapësirën që kishte, s’kemi lënë asnjë gjë.
Rama: Topi po pret, por pa kundërshtarë nuk loz dot. Erioni po nuk është për atë punë.
Braçe: Kjo është një nga 100 fushat që na kërkon se ç’është një president Federate.
Rama: Fillove tani, lërë tani.
Braçe: Ne i kemi bërë pa na thënë ai dhe pa na dhënë nai lekë ai.
Rama: Fillove luftën tani.
Braçe: Ai e filloi, nuk filluam ne, mua kush më ngacmon zyshën ka punë. Shumë e thjeshtë.
Rama: Po ajo çfarë është ajo.
Fredi Kokoneshi: Për fushën e futbollit dhe dhomat e zhveshjes.
Rama: Këtë ta bëjë Federata.
Braçe: Kë të bëjë federata. Mos ma fut mua këtu atë, i bëjmë vetë, ne nuk kemi nevojë për…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb