Avokati Altin Goxhaj ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ajo që po ndodh para Kryeministrisë, ku protestues kanë ndenjur gjatë të gjithë natës në shenjë revolte duke kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ai është shprehur se policia po kërkon largimin e protestuesve, që sipas tij është shkelje e ligjit. Goxhaj ka kujtuar edhe vitin 2010, kur tha se kryeministri Edi Rama ka bllokuar për një 1 muaj rresht sheshin.

“Jemi këtu prej gjitha natës, ndërkohë që policia atje kërkon të na tregojë se kemi bllokuar rrugën. Ne për protestë kemi dalë, e kemi fituar këtë të drejtë në vitin 1990. Do të jemi këtu sa të duam ne sepse jemi në zbatim të ligjit. Nëse ata duan të grricen i kemi me emra dhe fytyra në shkelje të ligjit”, tha ai. Ndërkohë që të pranishmit kanë kënduar këngën himn të protestës “Rama jepe dorëheqjen”.

Ndërkohë avokati ka vijuar: Ky nuk është bllokim rruge por protestë
Rama e ka bllokuar këtë shesh me grevën e urisë në 2010 për një muaj rresht ai paska të drejtë dhe ne nuk kemi të drejtë?

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb