Nënkryetari i PL Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Open” në News24 u shpreh se deklarata e Edi Ramës për të dalë nga juridiksioni i Arbitrazhit tregon se gjithçka është e kapur nga kryeministri.

Ai tha se një presion i tillë si në rastin e biznesmenit italian Francesko Becchetti, është bërë edhe me pronarin e “Hysenbelliu Group” me shembjen e Prestige Resort dhe aksionet e paligjshme të ndërmarra atje.

Nesho tha se po dëmtohet e ardhmja europiane e vendit.

“Kemi treguar se politika sot është kapur nga Rama. Kemi rastin e Beçhettit, në pamundësi për ti bërë presion për të mos paguar 110 mln, i hap proces gjyqësor dhe e dënon me 16 vjet. Këto presione i ka bërë me median e biznesin tuaj, me Hysenbelliun, duke i prishur e duke i kërkuar që të bëjë këtë.
Kryeministri i një vendi në vend të ketë horizont për të afruar biznese të reja deklaron do heq dorë nga Arbitrazhi.
Vij nga SHBA dhe institucionet amerikane janë të shqetësuara nga investimet klientelistë të Ramës sidomos me pronat publike strategjike, që sot shihen si mundësi nga Kina e Rusia për të ndikuar politikat e jashtme. A është rasti vetëm i sheikëve arabë, që me kontrata që Rama u detyrua të thoshtë kemi 30 përqind si në rastin e Portit të Durrësit?
Këtu po humbet perspektiva që na siguron të ardhmen perëndimore”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: