Një tjetër fjalim mjaft i ashpër dhe i mbushur me tone të larta revolte ka shkundur sheshin përpara Kryeministrisë në ditën e 38-të të protestës masive. Një protestues i revoltuar ka marrë fjalën përpara qytetarëve, duke sulmuar ashpër si kryeministrin Edi Rama, ashtu edhe liderin e PD Sali Berisha, duke deklaruar se kjo lëvizje popullore nuk njeh më asnjë prej kastës së vjetër politike.

“Nuk jemi këtu për lëmoshën e Ramës dhe Berishës, jemi për t’u thënë zhdukuni e largohuni!” bërtiti protestuesi i revoltuar nga tribuna, duke sjellë në vëmendje edhe tensionet e fundit që ndodhën përpara parlamentit ku ligjvënësit u përballën me zemërimin e turmës.

“U izoluan deputetët atë ditë te parlamenti kur të gjithë u gjuajtën me vezë dhe kërkonin vrimën e miut, si deputetët e Edit si të Saliut. Kjo protestë nuk i njeh ata si deputetë dhe nuk e njeh Edi Ramën si kryeministër,” deklaroi ai mes brohoritjeve të shumta të turmës.

Në mbyllje të fjalës së tij, qytetari lëshoi një paralajmërim të prerë dhe të fortë drejtuar krerëve të politikës shqiptare, duke theksuar se koha e llogaridhënies përpara popullit dhe ligjit ka mbërritur dhe nuk do të ketë më kthim pas.

“I themi mos na provoko sepse do kesh pasoja të rënda me ligjin. Kjo protestë do e vërë me shpatulla pas muri Sali Berishën dhe Edi Ramën,” përfundoi protestuesi i revoltuar në bulevard.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb