BERAT

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë në Berat, në Ditën e Ujit të Bekuar.

Meta, në një prononcim për mediat, u pyet në lidhje me situatën politike në vend. Kreu i shtetit anashkaloi çështjet ditore të politikës dhe shtoi se Shqipëria ka besimin e lirë, e si liria, edhe ëndrra europiane ndër shqiptarët nuk humbet.

“Duhet të forcojmë besimin në Zot. Duhet të kalojmë sfidat e vështira. Është rast i shkëlqyer që të urojmë 2021 për të gjithë qytetarët në Berat dhe kudo në Shqipëri. Të bekuar qofshin qytetarët shqiptarë.

Jemi në një vend të shenjtë dhe kjo kishë që u rihap 30 vjet më parë, e siç do jetë besimi në Zot përherë i madh, ashtu do jetë besimi i madh për Shqipërinë europiane”, tha Meta.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: