Një prej protestuesve ka lëshuar akuza mjaft të rënda dhe të drejtpërdrejta jo vetëm ndaj kryeministrit Edi Rama, por edhe ndaj Sali Berishës, duke i bërë përgjegjës të dy për situatën në vend.
Qytetari deklaroi me revoltë se asnjëri prej tyre nuk ka punuar në shërbim të qytetarëve, duke i cilësuar me epitete të forta.
“Rama nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është lugat! Po krah atij është kuçedra e kombit, Sali Berisha! Nuk janë në shërbim të popullit. Kanë bërë krime e vjedhje!” u shpreh protestuesi.
Më tej, ai theksoi se institucionet shtetërore nuk janë pronë e politikanëve dhe se në fund do të jetë populli ai që do të vendosë drejtësi.
“Kryeministria nuk është pronë private, është e popullit! Kryeministria apo parlamenti, apo ministritë nuk janë pronat e askujt, por të popullit! Do i dënojë populli këta!” tha ai.
Në mbyllje, qytetari nënvizoi se kërkesa për dorëheqje është unanime dhe vjen si pasojë e fyerjes dhe abuzimit të gjatë që u është bërë shqiptarëve.
“I madh e i vogël kërkojnë dorëheqje! Kanë ofenduar një popull të tërë dhe i kanë ngrënë gjakun!” përfundoi ai.
