Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, foli për abuzimet që sipas tij qeveria Rama ka bërë me pronat dhe ndihën ekonomike.

Sipas Bumçit, qeveria është sjellë në mënyrë kafshërore ndaj mijërave familjeve, duke i hequr ndihmën ekonomike, me pretendime sipas tij, absurde.

Gjithashtu, Bumçi tha se Partia Demokratike do të shfuqizojë të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me abuzimet mbi pronën.

“Një kostante e qeverisë Rama në këto tetë vite është shkelja flagrante e të drejtave të njeriut, që lidhen me kafshatën, ndihmën ekonomike dhe pronën. Një shtet, qoftë diktatorial përpiqet të sigurojë. Edi Rama duke përfaqësuar traditën e diktaturës me shtet mendon dhunën dhe jo shërbimin, ka prishur me gojën e tij në një intervistë të dhënë në një televizion grek, në fund të mandatit të parë. Ai tha që kam prishur shtëpi në të gjithë Shqipërinë dhe s’kam prishur vetëm në Himarë. Në mandatin e dytë pamë që numrat vijuan, në Tiranë që njerëzit u nxorën mes katër rrugëve dhe nuk iu dha një strehë. Këto janë sjellje kafshërore. Sepse gjykata e Të Drejtave të Njeriut, ka njoftim, që një shtëpi që është bërë dhe paguhen dritat, është një banesë e shenjtë dhe nuk e prish dot pa e zëvendësuar. Janë mijëra 50 mijë familje që u është hequr ndihma ekonomike. Ti heqësh kafshatën e gojës, me kritere se ke televizor, frigorifer. Një shtet i dhunshëm që i lë njerëzit pa kafshatën e gojës. Në 2016-ën ka pasur një raport të BE për burgjet për shkelje administrative. Ky raport sot flet për këtë konstante të qeverisjes Rama, shkelje e qartë, e vazhdueshme. Me drejtësinë e re, pritshmëritë kanë qenë të mëdha, por për fatin e keq, se me drejtësinë e pareformuar bandat u futën në burg, në vitet 2006, 8-ë, e 9-ë, ndërsa sot shohim që këta njerëz dalin nga burgje, ose i zbresin vitet e dënimit. Po të marrim pronën, ligji i turizmit thotë, që zonat turistike s’janë vetëm zonat bregdetare, por edhe e Farkës, Petrelës, ligji thotë nëse investitor vjen dhe hy në marrëdhënie me ju, e nuk bini dakord të çmimit me ju, vjen qeveria dhe sipas saj, ajo e shpronëson këtë. Kjo rrezikon që të gjitha pronat në bregdet, apo zonat e lakmuara si Farka e Petrela. Si të merret prona pa miratimin tënd. Është ligj që është miratuar në fund të 2018-ës. Kemi pasur ligjin e hidrocentraleve. Është tjetër energjia, e nuk rrezikohej prona. Në rastin e turizmit prek të drejtën e pronësisë, këto ligje do të shfuqizohen. Ligji i kthimit të kompensimit të pronave. Nëse prona juaj është e lirë, merr vetëm 20%, nuk e merr të gjithën. Shqipëria doli nga komunizmi në një gjendje të vështirë, prona u kthye dhe mbeti e shenjtë, por pati një proces të kthimit. Katër vitet e para komisioni i kthimit të pronës, nuk dha vendime. Ne do të shfuqizojmë të gjithë ligjet që lidhen me marrjen e pronave kundrejt 20%-it. Do të rikthejmë pronat nëse janë të lira”, u shpreh Bumçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: