Ndërsa priti sasinë prej 1 mijë e 170 dozash nga kompania Pfizer, kryeministri Rama u shpreh se hapja dhe mos respektimi i masave anticovid ka sjellë sërish rritje të shifrave të koronavirusit në vend.

Ai apeloi që njerëzit të respektojnë masat e thjeshta të vendosura, duke kritikuar kështu edhe këngëtarin Ermal Mamaqi të shfaqur në një trajnim me sallën plot, ku njerëzit nuk mbajnë maska, e as ruajnë distancën.

“Nuk janë numra që nuk i prisnim, kjo është një fizarmonike, hapesh dhe sigurisht ekspozohesh më shumë, mbyllesh dhe kufizohesh më shumë, pra ekspozimi është më i vogël, por s’mund të rrijmë mbyllur deri sa të ikë virusi. Strategjia është të ecim me kujdes, njerëzit të bëjnë atë dreq detyre të zbatimit të masave të thjeshta.
Dikush thoshte pse e mban maskën apo nuk beson tek vaksina që bëre, apo ishte ujë fiziologjik, kemi nevojë ta shkarkojmë nga kokat e ca analistëve që kanë një përmbajtje uji mbi normën. Unë e kam bërë vaksinën do ju jap evidencën e antitrupave.

Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin, por nuk mundet të japë këtë shembull që iu dha shqiptarëve. E përmenda se e kam mik, mori gjobën siç e meritonte dhe nuk po përmend të tjerë. Këto janë të pafalshme, nëse do kemi shtrëngim masash, do kemi në radhë të parë shtrëngim të këtyre masave”,- tha Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: