Kryeministri Edi Rama ka listuar të gjitha bizneset që nuk mund të hapen pas 18 majit.

Rama thotë se përveç transportit publik, baret dhe restorantet në ambiente të mbyllura, palestra, teatro, kinema, klube nate, lokale lodrash nuk mund të hapen, gjithçka tjetër hapet.

Ai thotë se nëse numrat kërcejnë në një zonë, atëhere ajo zonë nëse është e gjelbër do të kthehet në të kuqe ndërkohë që tha se Komiteti i Ekspertëve do i mbetet besnik numrave pasi edhe numrat prej 2 ditësh në rritje vijnë prej hapjes tashmë 12 ditë më parë.

 

”Transporti publik është problem i madh në këto kushte. Dhe me të drejtë shumë prej jush është i shqetësuar por nuk e hapim dot ende.
Pra hiq transportin publik, hiq baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, hiq palestra, teatro, kinema apo klube nate apo lokale lodrash gjithçka tjetër do jetë e hapur.
Pra ekspozimi do jetë shumë i madh. Me baret dhe restorantet jam përpjekur ta ilustroj dhe me shembuj nga burime ndërkombëtare sepse është kaq e rrezikshme të ulesh në bar apo restorant dhe mos respektosh rregullat dhe protokollin. E kuptoj që ruajtja e distancës është shtrëngeshë pasi nuk do kesh aq tavolina sa do doje por është.
Hapemi tërësisht.
Sigurisht që do mbetemi përsëri besnik të numrave në përcaktimin e zonave të gjelbra apo të kuqe. Dhe Komiteti sheh numrat dhe ndërkohë modeli nuk bazohet tek një numër, por një sërë komponentësh.
Nuk është çudi që një zonë e gjelbër të kërcejë në të kuqe. Apo një zonë e kuqe të bëhete gjelbër.
Lërini broçkullat për kotësinë e gjithë kësaj. Për faktin e kjo punë dhe ky mundim i madh, dhe nuk ndodhi diçka alarmante sepse bëmë sakrificën dhe morëm masat. Shiheni pak hapemi, sepse këto numra janë prodhuar nga ndikimet e dhjetë dymbëdhjetë ditët e fundit.
Pra pak hapemi dhe fillojnë numrat të rriten. Largqoftë të rriten numri itë shtruarve, të intubuarve, kjo është reale, nuk është lojë.
Tek zonat e kuqe do kemi disa kufizime. Më pyesin pse mbahen fashat orare, se virusi nuk del në mëngjes dhe hyn në darkë. Quhen të tepërta daljet kur ti je zonë e kuqe dhe duhet të mbrohesh, me një hapje relative. Nëse nuk kemi fashë orare, atëhere njësoj si në zonë të gjelbër dhe të kuqe, baret hapur, freski e ëmbël, diell dhe pastaj stimulojmë”,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb