Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për prestigjiozen ”Financial Times” duke folur për integrimin e vendit të tij në BE.

Rama e quan Shqipërinë një demokraci adoleshente që ka probleme, por për të arritur pjekurinë i duhet një kohë e gjatë.

“Shqipëria është një demokraci adoleshente, dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por po rritet dhe do të arrijë pjekurinë për një kohë jo të gjatë,” i tha ai Financial Times.

Më tej Rama thumbon BE-në, duke theksuar se Brukseli po vuan nga amnezi për  atë çfarë janë, por ai shpreson që të shërohet shpejt.

“Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga disa amnezi për atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre,” tha ai. “Ata janë forca më e madhe për njerëzimin e mirë që ka krijuar dhe shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa to bota është një vend shumë më i keq”.- tha Rama.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb