TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka qenë shumë aktiv sot në profilin e tij në ‘Facebook’, ndërsa nuk ka nguruar që të bashkëbisedojë me komentuesit. Mes komenteve të shumta, spikat ai i një qytetari, i cili i kërkonte kreut të qeverisë që t’i shpjegonte popullit se çfarë ishte vettingu.

“Shpjegoja mire këtij populli se cfarë ështe vettingu, se cadra na i nxori mafjoz, kur 99% e popullit e duan kete drejtesi, ndersa ajo 1% qe i shmanget po i ezauron te gjitha marrëzite strategjike për t’i ndryshuar mendim ketij populli. Nuk e kuptoj kur do mbaroje kjo loje. Na jepet një mundësi për të bërë shtet dhe po bëhemi gazi i botës”, citohet në komentin e qytetarit, ndërsa e menjëhershme ishte dhe përgjigja e Ramës.
rama ok
“E ke degjuar ate shprehjen ‘bertet hajduti kapni hajdutin’? Njesoj eshte, Cadra bërtet; ‘kapni mafian ne BE dhe ne Amerike se ata e kane bere ligjin e Vetingut po si duket jane blere edhe ata nga Saje Qorri me parate e kanabisit???”, pohoi Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: