DELVINË- Sa herë që i jepet mundësia kryeministri Edi Rama nuk i kursen batutat dhe ironitë në drejtim të Partisë Demokratike dhe rivalit të tij politik, Lulzim Basha.

Në një takim me banorët e Delvinës, kreu i qeverisë e krahasoi Bashën me Suden e firmave piramidale, skemës së mashtrimit financiar në ’97. Mes të tjerash Rama tha se edhe Sudja kishte fytyrën më të sinqertë.

“Po çfarë kryeministër ekonomie thotë ai. Me atë plan taksash ku do t’i gjejë paratë për të investuar te Sudja? Sudja të paktën e kishte fytyrën më të sinqertë”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: