Protestuesit i kanë dhënë një ultimatum kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen deri në orën 13:00.

Një prej protestuesve, në një prononcim gjatë tubimit, u shpreh se kryeministri nuk ka reaguar ndaj kërkesave të të rinjve dhe se tashmë, sipas tij, përgjegjësia për zhvillimet e mëtejshme u takon qytetarëve.

“Kur nuk merret vesh me të mira, populli e ka vetë në dorë. Ai e zgjodhi, ai e rrëzon”, deklaroi protestuesi.

Ai theksoi se ultimatumi i studentëve për dorëheqjen e Ramës është deri në orën 13:00, duke paralajmëruar se, nëse kërkesa nuk plotësohet, të rinjtë do të vendosin për hapat e mëtejshëm.

“Ultimatumi i studentëve për dorëheqje është deri në orën 13:00. Nëse nuk zbatohet, studentët do të marrin rrugën e tyre dhe ne do t’i mbështesim, sepse për fëmijët tanë kemi dalë”, u shpreh ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb