Një prej protestuesve, gjatë fjalës së tij në protestën e 94-t kundër qeverisë, ka vlerësuar punën e News24 e vetmja media që ka transmetuar protestën që prej ditës së parë.
“Gjithçka është thënë në shesh e ka dëgjuar bota dhe Europa. E kanë dëgjuar çfarë u ka bërë shqiptarëve. Shumë shpejt edhe Rama dhe lëpirësit e tij jo vetëm që nuk e kanë dëgjuar, por do ta dëgjojnë këto dy muaj”, u shpreh protestuesi.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrim ndaj qytetarëve dhe ironizoi premtimet e tij politike.
“Pesë premtime, dhjetë rrena. Na mashtron dhe kërkon besën”, tha ai.
Protestuesi iu referua edhe shprehjes “Besë të pabesit mos i jep”, duke e përdorur atë në kritikën ndaj qeverisë.
“Ne thoshim: ‘Besë të pabesit mos i jep’. Faleminderit prej jush dhe Zoti jua bëftë mbarë. Edhe në histori do të shkruhet puna e News24”, përfundoi protestuesi.
