Politologia Evi Kokalari ka reaguar në lidhje me çështjen McGonigal, ndërsa theksoi se ish-zyrtari i FBI muns të jetë përdorur nga Rama kundër Bashës, për zgjedhjet e 2021-it.

Kokalari tha se kjo do të jetë bazë e fortë që DASH të sanksionojë Ramën.

REAGIMI I KOKALARIT
McGonigal është marrë vetëm me dosjen e Bashës, për këtë është paguar dhe këtë ka realizuar për Ramën, i cili fare mirë mund ta ketë përdorur kundër Bashes dhe në zgjedhjet e 2021!

Si e tillë, klani i Berishës bën mirë të përmbahet dhe ta mbledhë veten e të artikulllojë për kë opozitë bëhet fjalë.

Pranimi i fajit nga McGonigal tregon qartë që Edi Rama ka korruptuar një punonjës të administrates Amerikane për te luftuar kundershtarin e tij politik, si e tillë ka cënuar në mënyrë direkte demokracinë Amerikane. Kjo është bazë mjaft e fortë që DASH mund ta përdorë për ta sanksionuar Ramën siç bëri me Berishën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: