Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të forta të këtij të fundit nga qyteti i Korçës.

Spaho shkruan në “Facebook” se më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë, ndërsa shton se në këto 8 vite kryeministri nuk bëri asgjë.

“Rama ka të drejtë. Ai nuk ka bërë asgjë dhe ne kemi humbur një brez të tërë. Atë që nuk e bëri për 8 vite, nuk do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme. Më 25 prill Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbasë”, shkruan Spaho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb