TIRANË

A do të thotë që Rusia i humbi betejat në konkurrueshmërinë me Perëndimin në rajon? Në Shqipëri po thotë kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Real Story” në Neës24 nga Moska ku shprehet pro zhvillimit të marrëdhënieve me Rusinë pa cenuar interesat strategjike të Shqipërisë.

“Në Shqipëri jo në rajon sepse kanë arsye të besojnë që kanë influencë. Ky është një moment që ne duhet të zhvillojmë paralelisht me politikën tonë të qartë e të prerë dhe një korsi bashkëpunimi për ato që janë interesa bilaterale që nuk cenojnë interesat tona strategjike”, tha Rama.

I pyetur nëse ka refuzuar diçka nga Rusia për rindërtimin, kreu i qeverisë shqiptare mohoi.

“As nuk i kemi ftuar të ofrojnë dhe as na kanë ofruar. Unë kam kërkuar me insistim në drejtime të tjera jo në drejtim të Moskës dhe nëse ata i kanë le t’i sjellin dhe nuk kanë nevojë të dalin në televizor dhe të thonë i kemi ofruar por nuk i kemi marrë. Ne jemi gati për çdo ndihmë dhe do jemi falënderues nëse këto ndihma na vijnë. madhe një arsye më shumë për të ecur në një dimension tjetër, atë të marrëdhënieve njerëzore normale. Për sa kohë nuk kemi të bëjmë me një vend jo armik zhvillimi i marrëdhënieve na ndihmon dhe në adresimin e mosdakordësive”, deklaroi kreu i qeverisë.

A duhet të shqetësohen amerikanët? Rama tha: “Moska është një qytet nga më të bukurit e kësaj bote, këtë nuk kemi nevojë ta kalojmë në testin e marrëdhënieve demokratike dhe nuk kemi pse e lidhim as me faktin që në Moskë kanë jetuar komunistët dhe se Moska nuk është pjesë e aleancës sonë. Letërsia ruse është për t’iu ulur në gjunjë dhe për të thënë faleminderit. Kështu që nuk ka arsye të shqetësohen. Lavrov është një enciklopedi e politikës së jashtme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb