Një incident i rëndë u shënuar ditën e sotme gjatë protestës së opozitës, kur lideri i opozitës Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dolën nga selia të rrethuar nga qytetarë të shumtë, një person u shkëput nga turma dhe goditi me grusht kreun e PD në fytyrë.

Berisha u rrëzua i gjakosur, teksa më pas protestuesit e tjerë, mbështetës të tij vrapuan për ta mbrojtur.

Lidhur me këtë akt, ka reaguar edhe Klevis Balliu, shefi i organizimit në PD, duke thënë ndër të tjera se “skizofreni pensionist Edi Rama, i tronditur nga leximi që do ti bënin mysafirët europiane, u verbua dhe nuk e përmbajti dot derdhjen e kapacitetit të vet kriminal”.

Postimi i plotë:

Rama, djali i xhelatit dhe horri i nën urave të Parisit, kurdisi aktin naziskin kundër liderit historik.

Sot, në kupën e mbushur të Edi Ramës, u regjistrua edhe një akt naziskin kundër liderit historik Sali Berisha.

Kjo pjellë e nomeklaturës të fshehtë të rezidentit sovjetik Sofokli Lazi, si njeriu i marrë peng nga policia e fshehtë e një vendi ku tregtonte ikonat e vjedhura dhe njëkohësisht ushtronte profesionin më të vjetër të botës, u përpoq të frenonte protestë e opozitës, me shpresën e çmendur që të largonte Berishën nga udhëheqja e saj.

Skizofreni pensionist Edi Rama, i tronditur nga leximi që do ti bënin mysafirët europiane, u verbua dhe nuk e përmbajti dot derdhjen e kapacitetit të vet kriminal.

Askush që e njeh nuk habitet. Jeta e përnatshme e këtij njeriu dhe e përditshme lëviz përmes ngjarjesh të dhunshme kriminale të skeduara si cilësi të botës së krimit.

Ai zbuloj sot përpara ndërkombëtarëve që ka mashtruar, blerë apo korruptuar portretin e tij fashistoid. Që do të thotë se nuk pajtohet dot me njerzit e lirë dhe lirinë e popullit.

Ai duhet të harrojë totalisht se nuk do arrijë kurrë të prodhojë një Vanderlybe. Ai është autori, regjisori dhe producenti.

E ka kuotën e duhur të ligësisë dhe çmendurisë si dhe pasurinë e vjedhur, me të cilën shpreson se do të blejë mosndëshkimin e tij.

Sali Berisha është një njeri i shenjtë për demokratët dhe është kjo cilësi e tij që do të rrisë dhe fuqizojë ortekun e lirisë që po vjen.

I bëj thirrje Ambasadës Amerika dhe Bashkimit Europian për një lexim serioz të karakterit dhe bëmave të këtij mafiozi serial, që rrezikon kombin shqiptar dhe projektet Euro-Atlantike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb