Protesta qytetare në kryeqytet është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta të shumta dhe slogane kundër qeverisë, të cilat janë mbajtur nga protestues të grupmoshave të ndryshme.

Mes mesazheve që tërhoqën vëmendjen ishte pankarta me mbishkrimin “Kryeministër, je i pushuar nga puna!”, ndërsa në pjesë të ndryshme të sheshit u dëgjuan edhe thirrje si “Rama në burg, Belinda në burg”, të artikuluara nga një pjesë e protestuesve.

Pankarta të tjera shfaqnin mesazhe të tilla si “Shqipëria nuk është në shitje”, “Atdheu nuk shitet” dhe “No sleep till dorëheqje”, duke reflektuar qëndrimet dhe kërkesat e pjesëmarrësve ndaj qeverisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb