Kryeministri Edi Rama ndodhet në për një vizitë zyrtare në Athinë, ku ka takuar homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa ka ndarë disa foto per publikun.
Në mesazhin e tij Rama tregon dhe detaje nga takimi, duke shtuar se kapërcejnë çështjet e mbartura, drejt marrëveshjes së re strategjike me Greqinë.
“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan Ram.
