TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në Berat në një fabrikë shqiptare të prodhimit të këpucëve e cila, sipas tij “falë mbështetjes 11 muaj më parë nga qeveria nisi investimin prej 1 milionë eurosh për ambientet e reja të prodhimit. Vetëm në 6 muajt e parë të vitit investoi 300 mijë euro në makineri të reja me TVSH Zero duke bërë të mundur që kjo sipërmarrje sot të prodhojë dhe eksportojë për markat më të njohura ndërkombëtare, por edhe të dalë në tregun botëror me markën e saj; një produkt shqiptar në rritje të shpejtë në tregjet e huaja. Mbeshtetje reale prodhimit Made in Albania”.

Rama shtoi se “Shumë shpejt do të ngrihet dhe nje shkolle profesionale, në bashkëpunim mes kësaj sipërmarrjeje dhe Qeverisë për përgatitjen e teknikëve dhe modelistëve për prodhimin e këpucëve dhe të veshjeve”.

Më poshtë fotot e fabrikës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: