Marshimi kilometrik i protestuesve ka vijuar dinamikën e tij nëpër rrugët e kryeqytetit, duke u zhvendosur nga qendra drejt një tjetër pike kyçe dhe historike të revoltave: në zonën e “Qyteti Studenti”.
Mijëra qytetarë dhe të rinj kanë marshuar të bashkuar, duke lëshuar thirrje të prera që godasin të gjithë klasën e vjetër politike në vend.
Në kor kanë jehuar thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg!”, duke kërkuar llogaridhënie dhe drejtësi të barabartë për të gjithë ata që kanë qeverisur vendin.
