Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në juglindje të vendit, duke vazhduar me turin e tij në kuadër të programit për rilindjen e fshatit.

Ndërsa ka ndarë me fermerët e Maliqit disa risi dhe projekte të qeverisë, Rama ka folur edhe për anën turistike të zonës, duke përmendur pyllin e fazanëve dhe kaprojve.

Kryeministri ‘ka akuzuar’ paraardhësin e tij Sali Berishën se ka ngrënë të gjithë fazanët dhe kaprojtë e zonës dhe se pelikanit kaçurrel të Karavastasë i bëri kaçurrel nervin.

“Pylli i fazanëve aset i rëndësishëm i zonës. Sigurisht fazanët dhe kaprojtë i hëngri Saliu. Pylli i fazanëve dhe kaprojve atraksion i jashtëzakonshëm turistik. Siç iku edhe pelikani kaçurrel se iu bë nervi kaçurrel nga Saliu. Të gjitha do kthehen me moratoriumin e gjuetisë”, tha Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: