TURQI – Gjatë fjalës së tij në samitin ekonomik që po zhvillohet në Turqi, kryeministri Edi Rama e vendosi theksin tek reforma në sistemin energjetik, duke theksuar se rasti i Shqipërinë në këtë drejtim vërteton shprehjen se nuk ka krizë energjetike, por vetëm krizë nga injoranca.

“Përgatitëm një plan veprimi shumë agresiv, që kishte si qëllim krijimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm. Përpjekjet e qeverisë dhe mirëkuptimi i njerëzve kanë prodhuar një transformim spektakolar. Niveli i mbledhjes së të ardhurave është i lartë, ndërsa niveli i humbjeve ka rënë. Qëllimi ynë është të transformojmë sistemin e energjisë nga barrën më të rëndë në një vetëfinancues, brenda 2018-ës. Nuk ka krizë energjetike, por ka vetëm krizë nga injoranca dhe rasti ynë është një provë”- deklaroi kryeministri Rama.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb