Kryeministri Edi Rama e ka filluar ditën me një thënie thumbuese nga Imam Aliu e cila ka të bëjë me maninë e kundërshtimit.

‘’Mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e suksesit‘’- thotë Imam Aliu. Rama nuk jep emër se në adresë të kujt është kjo shprehje, por mesa duket nga zhvillimet e fundit politike, ajo do të jetë për opozitën jashtëparlamentare por edhe atë parlamentare.

Reforma Zgjedhore prej majit është në krye të debatit dhe ende nuk është arritur që të dakordësohet nga të treja palët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb