Ish-deputeti Lefter Maliqi i ftuar në studion e News24 me Megi Latifi, ka deklaruar se protesta nuk do të shkrihet, por do të bëhet edhe më e fortë pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për t’i korruptuar. Ai deklaroi se Rama ka përdorur të gjitha mjetet për të mbajtur pushtetin nga aferat deri te marrëveshja me të huajt.
“Kjo protestë nuk shkon drejt shkrirjes, sepse nëse do të shkrihej do të kishte ndodhur. Në vjeshtë shoh një forcim me opozitën dhe diasporën. Rama mundohet t’i korruptojë dhe joshë, por nuk po ia del dot. Kemi parë dorëheqje në radhët e policisë dhe administratës. Kemi parë ndryshime në PS, nga Spiropali.
Shqipëria e re është me kod tjetër zgjedhor, referendum dhe ndryshime kushtetuese. Rama përdori të gjitha metodat si Putin dhe Vuçiç, shpopullimin, mbjelljen e Shqipërisë me drogë, PPP, tunelet, AKSHI-n, me vendime kolektive në PS, duke ndryshuar marrëveshjen e 5 qershorit për të bërë marrëveshjen me të huajt për të përçarë PS. Rama nuk ikën me paqe ai kërkon ose gjakderdhje ose largohet me urdhër të DASH apo veprime të SPAK-ut.
Jam i pabesueshëm i SPAK-ut sepse kam bërë 11 kallëzime dhe disa të tjera i kemi gati. Janë 4.3 milionë euro për këngëtarin pa garë, 4.3 milionë euro për ujësjellësin e Sinecit në zonë të mbrojtur në tokën e Gramshit dhe jo të Kuçovës, nuk ka ujë dhe SPAK-u bën ping pong me Prokurorinë e Beratit.
Tenderi i pastrimit në Kuçovë, qyteti është i humbur plot me qen dhe plehra, muzeu është si gërmadhë”,tha ai.
