TIRANË

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari akuzon kryeministrin Edi Rama se po nxit largimin e elitës nga vendi.

Braimllari deklaron se Ministrja e Arsimit në një deklaratë të paturpë deklaroi nga shkallët e kryeministrisë se qeveria kishte vendosur t’i rriste pagat e tyre me 15 për qind, por 7 për qind prej tyre do të rritej nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër, pra 8 për qind, nga buxheti i universiteteve.

Sipas tij, kjo lojë e turpshme e qeverisë tregon edhe një herë Rama nëpërkëmb mundin e djersën e pedagogëve.

POSTIMI I PLOTË
Edi Rama nxit largimin e elitës nga vendi.
Prej disa javësh pedagogët e universiteteve publike protestojnë kundër trajtimi të tyre financiar, duke kërkuar rritjen e pagave me 50 për qind.

Ministrja e Arsimit në një deklaratë të paturpë deklaroi nga shkallët e kryeministrisë se qeveria kishte vendosur t’i rriste pagat e tyre me 15 për qind.

Kjo, megjithëse është një shifër shumë e ulët dhe që nuk i afrohet fare kërkesës së pedagogëve, sërish është një gënjeshtër.

Kjo pasi ministrja e Ramës tha se 7 për qind prej tyre do të rritej nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër, pra 8 për qind, nga buxheti i universiteteve.

Pra në mënyrë të paprecedent kjo qeverie e papërgjegjshme i kërkon universiteteve që të përballojnë vetë financiarisht pjesën tjetër të 15 përqindshit.

Kjo lojë e turpshme e qeverisë tregon edhe një herë Rama nëpërkëmb mundin e djersën e pedagogëve, të cilët prej 12 vitesh nuk kanë pasur rritje pagash dhe të vetmen rrugë i ka lënë largimin nga vendi.

Investimet në dije dhe në arsim janë gurthemeli për ndërtimin e së ardhmes së kombit, por kjo qeveri e ka mendjen për të shpenzuar fonde dhe abuzuar për ndërtimin e kullave, për inceneratorët, por jo për t’i trajtuar me dinjitet pedagogët që nuk paguhen as sa kolegët e tyre në Kosovë.

Braimllari
Braimllari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb