Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Shiroka e Shkodrës, e cila është rikonstruktuar në sajë të projektit të rilindjes urbane.

Teksa nuk i ka kursyer kritikat për Bashkinë e Shkodrës, që sipas tij ky institucion e kishte braktisur për aq shumë vite këtë zonë turistike, theksoi se shumë shpejt do të nisë kantieri i madh i Vijës Liqenore të qytetit.

MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES?
me qilimin spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane të Shirokës së mrekullueshme e të braktisur në rrënim e harresë, për aq shumë vite nga Bashkia e Shkodrës dhe duke ju uruar një ditë të mbarë, besoj se shpejt do të jemi në kantierin e madh të Vijës Liqenore të qytetit?

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb