Në mbyllje të protestës, kryetari i PD-së, Sali Berisha u ndal edhe njëherë në shkallët e selisë blu për të bërë një deklaratë të fundit, ku falënderoi edhe protestuesit që ishin të pranishëm.

“Ky regjim i shëmtuar bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej. Kaloi dhe në një akt me të cilin dëshmoi karakterin prej krimineli Edi Rama, ai që e organizoi. Zgjodhën si në të gjitha rastet një person që mund të kryejë çdo gjë dhe e bënë si masë të fundit, pasi e panë që ju vërshuat nga të katër anët e Shqipërisë, në këtë protestë që Shqipëria do ta shkruajë me gërma të arta në historinë e protestave të qytetarëve të lirë”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb