TIRANË

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij para deputetëve të PS-së, ndër të tjera, paralajmëroi të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste.

Rama theksoi se në Partinë Socialiste do të nisë një fushatë hapjeje. Kreu i qeverisë shtoi se kush nuk ka bërë sa duhet në terren, duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër.

“Duhet të nisim një fushatë të re hapjeje për PS-në. Kush nuk ka bërë sa duhet në terren, duhet t’ja lërë vendin dikujt tjetër. Do ngrihen komisionet rajonale të organizimit, me anëtarësime të reja.

Më 12 qershor, PS mbush 12 vjeç dhe do kremtojmë këtë përvjetor shumë të rëndësishëm, ku do të paraqesim vizionin e vititi 2030. Qeveria e re do të formohet pas muajve të verës. Kongresi i Jashtëzakonshëm do të zgjedhë Asamblenë Kombëtare, ku do të hyjnë më të dalluarit.

Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë mandateve më parë në raport me PD. Ne do të udhëheqim, pa humbur kohë dhe energji me akuzat banale përditë. Kemi plan ambicioz për Shqipërinë. Ne kemi marrë mandat për të çuar deri në fund punët e mira që kemi nisur.

Do të jemi gati që të bashkëqeverisim me demokratët, kurdo qoftë të jetë e mundur. Do mbajmë dorën shtrirë për bashkëpunim me opozitën. Duam të ngjisim Shqipërinë, bashkë me të tjerët. Sharjeve të tyre do u përgjigjemi me idetë tona, për të dërguar punët përpara”, tha ndër të tjera Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb