TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me një postim në “Facebook” pas takimit të kryedemokratit Lulzim Basha në Korçë.

Rama publikon një foto nga takimi dhe një tjetër foto nga procesi i vaksinimit kundër COVID-19, teksa e cilëson djallëzi këmbënguljen sipas tij të Bashës në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve.

MESAZHI I RAMËS
“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.
Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku?
*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv?
(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut?)

Rama Fb
Rama Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb