Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitën për qeverinë e kaluar dhe projektin për Piramidën, për të cilën sipas tij u harxhuan 6 milionë euro.

Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se pasi u shqepën pllakat e Piramidës shkuan për shtëpitë e dyta në brigjet e Adriatikut apo për tualetet në zonën e Kodrës së Diellit.

“Piramida nuk e ka këtë mundësi për t’u bërë teatri. Nuk u në as ajo, as ai. Teatri tek piramida. Nuk u realizuan projektet imagjinare me miliona. Si tek Ledi Makbeth. 6 milion euro të investuara tek Piramida. Të investuara pa problem dhe pa zhurmë. Bijtë e Shekspirit dhe kurtizanet e komedive franceze kishin punë të tjera më të rëndësishme. Rezultati; u vunë ca shkalë hekuri dhe si për çudi u zhvesh piramida. Pllakat e mermerit u morën gjatë ndërtimit. Kanë shkuar në brigjet e Adriatikut për shtëpitë e dyta. Apo në kodrat e diellit për tualetet e reja në Kodrën e Diellit të elitës. Ky është një moment fantastik për të përsëritur Shekspirin; budallallëku dhe çmendura janë sëmundje që të kapin shumë shpejt, o njeri. Kur i dëgjon, mos mendo se ça kanë thënë për ta, por ça kanë bërë ata. Ata që dilnin poshtë tek banderola, ishin Robert Ndrenika: jam kundër. Viktor Zhusti; jam kundër, Altin Basha: Jam Kundër. Ti nuk kishte nevojë fare që të dëgjoje të tjerët. Ata janë në pritje të ndërtimit të teatri ttë ri. Kadri Roshi që na sheh nga lart thotë; “Eh mor qënër, qen bir qenesh”. Ai e ka lënë amanet me fjalët e veta ndërtimin e një teatri të ri. Kur them ju, se kam me ju këtu. Se ju nuk e dini se nuk e dini. Por e kam me ata të tjerët jashtë.

Ndërhyn nga salla Gjyzi: I ke blerë.

Rama: Në këtë vend blihet kushdo, edhe nëse quhet Robert Ndrenika. Vetëm Basha dhe Monika jo. Të shplash teatrin nga poshtë lart e lart poshtë, je në barrikadën e rezistencës, e qëndresës. Shifini dhe thoni; ky që flet kush është?! Larg qoftë të them unë se plaku dixhital nuk e do teatrin, ai është dramaturg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb