Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një reagim në rrjetet sociale hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Ajo shprehet se “Rama po ia del të dëbojë nga vendi më shumë qytetarë seç dëbon Putini nga Ukraina”, ndëra i referohet një raporti të publikuar nga Eurostat.

Xhixho thotë se është koha të ndalohet shpopullimi dhe të rikthehet shpresa.

“Shqiptarët duan të largohen sepse kjo qeveri e ka bërë këtë vend të pajetueshëm.

Nga Shqipëria po ikin më shumë se nga Ukraina, sipas Eurostat. 1100 shqiptarë kanë kërkuar azil përgjatë 8 muajve, ndërsa ukrainas që i ikin luftës janë vetëm 950.

Aplikimet u rritën me 68% krahasuar me vitin e kaluar. Shqiptarët po ikin se kjo qeveri u ka vrarë shpresën.

Rama po ia del të dëbojë nga vendi më shumë qytetarë seç dëbon Putini nga Ukraina.  Është koha të ndalim shpopullimin! Është koha të rikthejmë shpresën!”, shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: