Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka kërkuar një seancë urgjente pyetje -përgjigje me Ministren e Arsimit.

Objekt i kërkesës janë bursat e degëve prioritare, të cilat nuk u janë dhënë të gjithë studentëve.

Sipas saj, nga 346 studentë të Universitetit Bujqësor të cilët përfitonin nga VKM-ja e qeverisë për bursat, kanë përfituar vetëm 80 prej tyre.

Postimi i plotë:

Kam kërkuar seancë urgjente pyetje -përgjigje me Ministren e Arsimit për bursat e degëve prioritare që nuk u janë dhënë të gjithë studentëve.
Studentët e degëve që qeveria i ka shpallur prioritare duhet të ishin trajtuar me bursë në masën e një page minimale (40 mijë lekë të reja) , në bazë të VKM së datës 29 qershor 2023.
Me këtë VKM, qeveria vendosi heqjen e kriterit të ruajtjes së notës mesatare, duke u dhënë të drejtën e bursës të gjithë studentëve të regjistruar rishtas.

  • foto galeri

Me synimin për të parandaluar mbylljen e shumë degëve të rrezikuara, qeveria e zgjeroi edhe listën e degëve prioritare, duke shtuar në të edhe degët e arsimit parashkollor dhe fillor si edhe degët: Histori-Gjeografi, Inxhinieri matematike, Inxhinieri fizike, Inxhinieri e naftës dhe gazit, zooteknikë dhe siguria e produkteve blegtorale.
Pjesa më e madhe e këtyre studentëve nuk kanë marrë bursën sa një pagë minimale, sipas VKM.
Nga 346 studentë të Universitetit Bujqësor, që prisnin të përfitonin nga VKM e qeverisë për bursat, kanë përfituar vetëm 80!
Zëri i studentëve duhet dëgjuar, transparenca dhe llogaridhënia është detyrim ligjor!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: