Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu përgjigj kreut të PD-së, Sali Berisha lidhur me akuzat e tij për korrupsion me lejet e ndërtimit.

Berisha e krahasoi Ramën në Kuvend me Gedafin, ish udhëheqësin e Libisë, kur tha se kryeministri shqiptar po përdor zonjat ministre për të pastruar imazhin e tij.

“Të mos ju përdorë asnjëherë Edi Rama për imazhin e tij. Se edhe Gedafi mbante 12 badigarde, por Gedafi Gedaf mbetej. Edhe rama hajdut ishte dhe hajdut mbetet. Le të marrë jo 14 gra, por 36 dhe ti bëjë ministre përsëri është hajdut, nuk e shpëlani dot ju atë”, tha Berisha.

Spiropali iu drejtua Berishës duke i kujtuar faktin se ish ministri i tij e ka takuar Gedafin. “Ky akt normativ nuk i shërben një grushti biznesmenësh. Janë 300 kompani ndërtimi që punojnë përditë. Përmendi këtu Gedafin, po te Gedafi çove djalin e preferuar Sali, e cove te ato lëkundëset. E gjesdisje me flokë të lyera, të kthyera mënjane. S’ka më këtu as Gedaf, as sjellje gedafore. Ska më sëmundje të tilla këtu, e morët përgjigjen në 2013. Pushteti u duket shumë i largët dhe prandaj bërtisni edhe më fort”, tha Spiropali.

Sipas tij “Dule kam një pyetje për ju: do e stolisni protestën e katranit që sapo foli? Nëse ka një stoli që i është në qafë në këtë kuvend është fjala e gjuhës shqipe. Nuk ka krim më të madh se ta kthesh sallën e Kuvendit në një arenë të tillë të shpërdorimit më criminal të gjuhës shqipe. Ju jeni kapur pas flokëve të Saliut si i mbyturi që mbyt”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb