Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga Haga, ku po mbahet Samiti i NATO-s.

Rama shprehet se ka takuar në Hagë senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan.

Më herët, Rama shpërndau foto edhe nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Samiti i Hagës vjen në një moment kyç për aleancën, ndërsa vendet anëtare diskutojnë mbi sfidat globale të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndëratlantik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: