Aktivisti i PPNEA, Joni Vorpsi deklaroi se prej ditësh analistët dhe deputetët e Partisë Socialiste po përpiqen të intimidojnë protestuesit, por nuk duhet të ndikohen.
Ai tha se çështja e Zvërnecit po zbardhet dhe është një projekt që i shërben parasë së pistë që ble prej vitesh karriget.

“Po përpiqen të intimidojnë ata që dalin në shesh, mos u intimidoni nga analistët dhe deputetët.
Prej 35 vitesh kanë grabitur.
E ndryshuan ligjin për zonat e mbrojtura që të mund të grabisnin.
Çështja e Zvërnecit është për t’i shërbyër parasë së pistë që ble karriget prej vitesh. Shqipëria mund të zhvillohet vetëm duke mbrojtur natyrën”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb