Kryeministri Edi Rama iu uron të gjithë shqiptarëve një të diel të bukur, teksa publikon disa foto nga Qendra e Re Turistike e Valbonës.

Mes të tjerash, Rama thekson se kjo qendër turistike ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës. Sipas tij, “në këtë pikë të bukur turistike qeveria ka shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike”.

“MIRËMËNGJES ? dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: