DIVJAKË- Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të Divjakës që mos të hedhin votën dëm në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Gjatë një takimi me banorët, ku u prezantua dhe kandidati i ASHEE-së, Fredi Kokoneshin, Rama deklaroi se interesi i Partisë Demokratike ka interes zgjedhjet vendore të vitit 2017, por sipas tij ‘shpresojnë të puthen me Milon’.

“Po të kishit votuar në 23 qershor, jo për ASHEE, por për besëlidhjen e SHQUP-it, do ishim diskutuar gjera të tjera. SHQUPI thotë votoni atje ku ishim, se ishim më mirë të ktheheshin atje ku ishim që mos ti paguajmë dritat. Pasi ai thotë se atje ku e gjetëm shesh ta bëjmë sërish përshesh. SHQUP-i thotë qe të votoni për të dhe të grisim atë hartë të madhe dhe të kthehemi me mbi 600 komuna. Si griset harta nëse voton për kandidatin e SHQUP-it? Juve do kërkoni shkollë e çerdhe, ai kandidati do kërkojë ti rrëzojmë Rama-Meta. Ju do doni çdo ditë të enjte të shihni debatet në Kuvend, por jo çdo ditë këtu në sheshin e Divjakës. Ndaj s’keni çe doni. Po votuar kandidatët e SHQUOP morët veten dhe qytetin më qafë, pasi fushata e tyre s’ka lidhje me problemet që duhet të trajtojë populli për të investuar. Kandidatët e tyre skano lidhje me këtë punë. nëse ndonjëherë dhe ndonjëra do guxojë të kundërtën, nuk e lë SHQUP, pasi do i trajtojë partitë si llogore. Dhe shpresojnë që në 2017-ën do puthen me Milon, dhe jo më të puthen me vullnetin e popullit shqiptarë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij para banorëve, Rama nuk ka kursyer as batutat me qytetarët. Teksa iu përgjigj një thirrje të një qytetari ‘rroftë Erjon Braçe’, Rama tha se ‘të shkurtrit rrojnë më gjatë sesa ne të gjatët’.

“Na kanë çuar të gjithëve, me Nikollën, Vasilin dhe këta të Lushnjës nga mbrapa. na ka çuar degë më degë për të parë të gjitha ndërhyrjet që janë bërë në zonën e Divjakës, që nga çerdhet e kopshtet. Me thënë të drejtën kur sheh se si kanë qenë e si janë bërë të bëhet zemra mal, por nga ana tjetër dhe ndihesh keq se si u bë kjo derexhe. Pushteti i kaluar e kishte mendjen tek rrugët, rrugë, që i la rrugëve. Kemi parë po ashtu dhe shëtitoren që lidh qytetin me pyllin fantastik, e cila do të kuptohet deri në fund se çfarë rëndësie sjell kjo për pushtetin. Qendra do të rilind krejtësisht pasi do të kthehet për të moshuarit, familjarët, të dashuruarit, makinat ti çojnë ku të duan. Ka akoma për tu bërë. Do ishte e tepërt që ne të thoshim se në këto 18 muaj në këtë zonë, me gjithë këto punë, të thonim se duhet të jeni të lumtur që na keni. këta të shkurtit rrojnë më gjatë sesa ne të gjatët. Bashkia e re e Divjakës, ka një potencial të jashtëzakonshëm për të rritur ekonominë, pasi kalojmë nga një fazë ku komunat ishin lënë në dorë të dytë.”, pohoi kryeministri.

Rama deklaroi se gjatë këtyre 18 muajve është pesëfishuar eksporti në këtë zonë, ndaj është një rritje e zinxhirit të punësimit. “Ambicia jonë është në 3 mijë familje të punësuara. Ne kemi përgatitur një avancim të kësaj skeme dhe nesër do e bëjmë publike. 100 milionë dollar në vit do jenë në dispozicion të sipërmarrësve për rritjen e punësimit. Ky 100 milionë dollar në vit do jetë një fond të të gjithë atyre sipërmarrësve që duan të kenë një mbështetës. Ne duam të japim po njësoj, duke mos e lënë sipërmarrësin në vështirësi me bankës. Por duke u bërë shteg garant dhe duke marrë pagesën e interesave. për sipërmarrjen këto para do jenë drejtpërdrejtë. Dhe sipërmarrja skam ë punë me bankat drejtpërdrejt, por do ta bëjë shteti. Ne kështu do bëjmë një rritje eksponeciale të eksportit, por dhe punësimit. Dhe kalimin nga një fshat në kushte mesjetare, në një vend që do prodhojë para dhe përfitimi për çdo familje që do futet në zinxhirin e vlerës.” tha Rama.

Kryeministri pohoi më tej se këto janë zgjedhjet të cilat bazohen tek tre arsye të rëndësishmem mes të cilave përmendi familjen.

“Janë zgjedhje të cilat duhet të jenë zgjedhje ku vota të investohet për tre arsye; për gratë, sepse ne sot kemi bërë një hap kolosal, duke përfshirë në këshillin bashkiak 50 për qind të tyre. Duke futur 50 për qind gra, burrat do vinë të karikuar me përgjegjësi. nuk është thjesht simbolike, por vendimmarrjes do i jepet një cilësi e re. Imagjinoni shtëpinë pa grua, ju burra për tre javë falimentoni. Arsyeja e dytë është; për familjen, sepse të gjitha ato që themi ne, janë nevoja të familjeve. Uji i pijshëm nuk u duhet vetëm socialisteve, por dhe demokratëve, apo dhe atyre që s’dinë ca janë; socialist apo demokratë.”, përfundoi fjalën e tij kreu i Ekzekutivit.

Gjatë fjalës së tij, Kokoneshi tha se në 8 vite qeverisje Berisha bllokoi shumë investime.

“Në 1 vit, qyteti i Divjakës ka bërë investime që si ka bërë 25 vite me radhë. Një nga këto investime është dhe shëtitorja e Divjakës, që lidh qytetin me parkun, duke e quajtur dallëndyshen e parë. Sot kemi një qendër shëndetësore që funksionon si Poliklinikë. Kjo është një zonë që ka të trashëguar problemin e malarjes. Kjo qendër shëndetësore do t’i shërbejë të gjitha fshatrave.”, tha kandidati i majtë, Fredi Kokoneshi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: