Kreu i partisë “Djathtas 1912” i ftuar në News 24 ka deklaruar se protesta ka mpakur pushtetin e madh të Edi Ramës dhe nga 83 mandate që kishte një vit më parë sot po artikulon dorëheqjen.
Ai tha se sot kryeministri shihet si një autokrat ballkanik dhe jo më si njeri trendi. Po ashtu Alibeaj tha se medist ndërkombëtare iu kanë bërë jehonë protestave dhe si problem artikulohet Rama.
Nëse protesta i ka shqetësuar, mjafton të shohësh pasqyrimin te sjellja e Ramës dhe politikës.
“Një vit më parë mori 83 mandate, foli për reforma të mëdha, se do të kalëronte pushtetin më të madh ndonjëherë, sot flet për dorëheqje, thotë se nuk e jep, por e artikulon.
Sot Rama është i demaskuar, i mpakur, i urryer, i vjetër, nuk shihet si ai djali trend, që i bëntë të gjithë për të qeshur, me atlete që çoi vendin në tjetër nivel.
Sot është një autokrat i vogël ballkanik që është i kacavjerrë pas karriges.
Rama ka probleme me integrimin për shkak të Ballukut dhe Zvërnecit.
Sa kohë që mediat ndërkombtare i japin zë protestave, kanë targetuar Edi Ramën si problem dhe i kanë hequr armën që ka sugjestionuar shqiptarët”, deklaroi Alibeaj.
