Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër shtëpitë e reja të disa familjeve në Shijak, të cilat kanë përfituar nga projekti i rindërtimit.

4 banesat në fjalë u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Kreu i qeverisë shkoi që t’i jepte çelësat e shtëpive të reja familjeve të Marjana Domit, Hava Domit, Shpresa Zezës dhe Hamit Zezës. Ndërkohë që në këtë zonë do të përfitojnë 468 familje të tjera nga projekti i rindërtimit.

Pasi pa nga afër punimet në banesa, Rama bashkëbisedoi me kryefamiljarët, ndërsa nuk i rezistoi dhe ëmbëlsirave. Teksa u qiras nga një grua me llokume me arra, me një tjetër kryefamiljar bisedoi për faktin se ky i fundit kishte qenë skeptik për faktin nëse do të bëhej me shtëpi. “Nuk e besoje. Beso e kontroll këtë punë. Ja shiko shtëpinë tani.”, i tha Rama qytetarit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb