Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar deklaratat kryeministrit Edi Rama ku i bëri thirrje SPAK që të hetonte Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Salianji tha në një lidhje Skype për ‘Open’ në ‘News24’ se Rama dirigjon drejtësinë se për kë duhet të veprojë.

“Kjo është një mbrojtje politike. Ashtu siç para se të ketë guximin për të folur për këtë non grata, ka ja tre apo katër non grata që nuk ka folur. Kryeministri i një vendi sulmon kundërshtarin e tij politik duke i turrur drejtësinë, Ky zotëri ka 9 vite që është në pushtet dhe bërtet akoma, Berisha , Ilir Meta…Në këtë vend ndodhi që inceneratori i Fierit vazhdon merr para dhe po ashtu i Tiranës, këta që janë të paprekshmit…Ku ka influencë më të madhe se të dalë një kryeministër dhe di se kush është prokuror i pavarur, për çfarë drejtësia flasim kryeministri dirigjon drejtësinë se ku duhet të veprojë”, tha ai.

Përse Rama po e bën këtë?

Salianji: Për t’ju thënë atyre të jashtmëve partnerëve që nuk ka kontroll mbi SPAK. Pas 9 vitesh të keqqeverisjes institucionet e drejtësisë nuk e çojnë dot deri në fund asnjë hetim.

Ka të drejtë Rama që SPAK nuk heton?

Salianji: Vetëm Rama s’ka të drejtë. Edhe një rast së fundmi i opozitës ishte i përdorur për vota për PS në zgjedhjet e  25 prillit. Një rast i fundit për një deputet të PD ku ishte një familjar i tij i përshfir, vota për PS ka mbledhur. Rama po bënë propagandë dhe ka kontroll. Po të guxoni të prekni këtej nga ne , ju s’kualifikoheni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: