Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Turqi, nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Kryeministri informoi se në fokus të këtij takimi ishte përballimi i dy sfidave të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri Rama mbërriti dje në Konya të Turqisë, me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për të ndjekur ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.

Kryeministri informoi se pjesë e axhendës së kësaj vizite ishte edhe një takim i rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: