Ish-deputeti Ervin Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për protestën e studentëve.
Salianji shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.
Ai shton se studentët janë më të përçmuarit, duke shtuar se kryeministri mban pushtetin përmes dhunës.
Postimi i Salianjit
Gjimnazistët dhe studentët, kategoria më e përjashtuar nga kjo qeverisje, më të braktisurit, të përçmuarit dhe të mënjanuarit nga çdo vendimmarrje, të goditur nga varfëria që ushqejnë korrupsioni dhe keqqeverisja, nga padrejtësitë, mungesa e meritës dhe promovimi i krimit e i paaftësisë, kanë marrë në dorë sovranitetin në qytete, rrugë dhe sheshe.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!
Çdo ditë që insiston të qëndrojë në pushtet përmes dhunës dhe forcës, duke shpërfillur zërin e qytetarëve, e thellon krizën, rrit kostot dhe dëmton Shqipërinë
