Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka uruar fitoren e titullit në Seria A ekipit të Interit.

Rama njihet si tifoz i Juventusit, teksa e pranon se ky vit nuk ishte i skuadrës së tij të zemrës, por ishte i Partisë Socialiste.

Ai thekson se kësaj here lum kush është internist dhe socialist bashkë. Ditën e djeshme Interi fitoi pas 11 vitesh titullin e Seria A, edhe pse ka edhe ka 4 ndeshje nga përfundimi i kampionatit.

Këtë vit Juventusi, ekipi me të cilin është Rama, synonte titullin e 10-të të Seria A po nuk ia doli dot.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit😀

Gëzojeni miq, ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull😉❤️

*Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë😂

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb