Real Madrid ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Gironas me rezultat 4-2, në ndeshjen e parë çerekfinale në Kupën e Mbretit. Girona ka befasuar madrilenët duke kaluar në epërsi në minutën e 7-të  të ndeshjes me anë të golit të Lozanos.

Real Madrid u kundërpërgjigj shpejtë pasi në minutën e 18-të barazoi rezultatin në 1-1 me anë të Lucas Vasquez. Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Sergio Ramos kaloi Realin në epërsi me anë të një goli të realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Në 66-të Girona barazoi rezultatin në 2-2. Sergio Ramos riktheu epërsinë me një gol të bukur me kokë. Për golin e katërt dhe të fundit mendoi Benzema i cili shënoi në minutën e 80-të duke e mbyllur takimin në shifat 4-2. Reali ka hedh një hap drejt fazës gjysmëfinale, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 31 janar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: