Barcelona po avancon drejt rinovimit të kontratës me Raphinhën, një nga protagonistët kryesorë të skuadrës së Hansi Flick. Sulmuesi brazilian, i cili deri më tani nuk kishte një agjent, ka zgjedhur Ali Barat, themeluesin e “Epic Sport”, për të menaxhuar negociatat me klubin katalanas. Kontrata aktuale e Raphinhës skadon në vitin 2028, por Barcelona synon ta zgjasë atë deri në qershor të vitit 2030, duke i ofruar gjithashtu një pagë që mund ta vendosë mes lojtarëve më të paguar të skuadrës.

Drejtori sportiv Deco ka konfirmuar se bisedimet po ecin në drejtimin e duhur, ndërsa Raphinha ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe, në të ardhmen, ta mbyllë karrierën në “Camp Nou”. Braziliani e ka nisur sezonin në një formë të jashtëzakonshme, me 14 gola në 8 ndeshje zyrtare, ndërsa në La Liga ka realizuar 12 gola në 7 javët e para. Forma e tij e ka bërë Raphinhën një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës dhe klubi kërkon të sigurojë të ardhmen e tij përtej vitit 2028.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: