Raporte të tendosura në shtëpinë e Paris Sën Zhërmenit mes Leonardos dhe trajnerit Tomas Tuhel. Siç është folur në ditët e shkuara, drejtori brazilian nuk është i kënaqur me trajnerin gjerman pavarësisht mbylljes së sezonit në vend të parë në Ligue 1 dhe kërkon që të sjellë një tjetër trajner, ku Maks Alegri është në pole-position.

Por për Leonardon, raporton “L’Equipe”, nuk do të jetë e lehtë të ndërrojë teknik në këtë verë sepse Tuhel gëzon vlerësimin e presidentit Al-Khelaifi. “Do të qëndrojë i ulur në stol edhe për sezonin tjetër, vetëm nëse nuk largohet vetë. Arritjet e këtij viti kanë forcuar pozitat e tij,” shkruan gazeta franceze. Për Leonardon do të ishte më e lehtë të ndërronte trajner sezonin e ardhshëm, kur skadon kontrata e Tuhel.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb