CIES, Opservatori ndërkombëtarë i futbollit ka listuar listën e lojtarëve më të shtrenjtë në botë për këtë vit, një listë e mbushur plotë me surpriza pasi në dhjetëshen e parë nuk bëjnë pjesë dy lojtarët më të mirë në botë, Leo Messi dhe C.Ronaldo. Befasues është fakti se përpara CR7 ndodhen lojtarë si Achraf Hakimi i cili është njëkohësisht dhe lojtari më i shtrenjtë në Serie A me një vlerë prej 113,7 milion euro. Ylli portugez vlerësohet me 47 milion euro dhe ndodhet i 131 në këtë listë. Pak më mirë, pozicionohet rivali i tij Leo Messi, në vendin e 97 me 54 milion euro, kjo pasi sulmuesi argjentinas në fund të sezonit i skadon kontrata me Barcelonën.

Lista
Lista

Në krye qëndron sulmuesi i Man.United, Marcus Rashford që vlerësohet me 165 milion euro. Në vendin e dytë ndodhet Erling Haaland i Borussia Dortmund me 152 milion euro. Lista vijon me Trent Alexander-Arnold, Bruno Fernandes ndërsa vetëm në vendin e pestë renditet Kylian Mbappe me 149,4 milion euro. Në dhjetëshen e parë gjejmë edhe talente si Jadon Sancho, Joao Felix, Alphonso Devis, Raheem Sterling dhe Kai Havertz.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb