Edhe pse nuk është shprehur me zë e figurë lidhur me raportin e DASH për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve, kryeministri Edi Rama e ka bërë atë përmes një postimi, ndërsa transmentonte LIVE, konferencën e të deleguarit të tij në Ministrinë e Jashtme.

Ashtu si në cdo raport të publikuar për Shqipërinë, edhe raporti i fundit i DASH, u lexua në mënyra të ndryshme nga forcat politike.

Për kryeministrin ‘rrugëhumburit e politikës’ e përdorën edhe këtë raport për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre.

“Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre” – shkruan Rama, bashkëngjitur videos ku ministri në detyrë Cakaj zbërtheu edhe ai sipas mënyrës së tij, raportin e DASH.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb